14:25 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Publikohet ‘Nasty Girl’, hiti i ri nga Eaz ft. Xen dhe Ledri Vula

Sapo është lansuar projekti muzikor ‘Nasty Girl’, bashkëpunimi në mes tre reperëve të talentuar kosovar, EAZ dhe XEN që kanë bashkuar forcat me Ledri Vulën.

Një këngë me ritme të lehta dhe një videoklip tejet i kompletuar me ngjyra të stinës së vjeshtës, shkruan Indeksonline.

Ky është bashkëpunimi i parë i treshes. Derisa Ledri është reperi më i pëlqyer kosovar, dy reperët EAZ dhe XEN, karrierën e tyre artistike muzikore e zhvillojnë në Gjermani dhe Zvicër, ku tashmë janë emra të njohur dhe atje./Indeksonline/