13:39 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / OSH

Publikohet një foto e rrallë e Thaçit, Veselit e Jakup Krasniqit

Një vit pas arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, Klestori ka shpërndarë një fotografi të rrallë të babait të tij me ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.

Ai ka publikuar këtë fotografi që është realizuar vite më parë.

Po ashtu edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti ka publikuar një fotografi me babanë e tij që ishte realizuar ditën që Thaçi ishte nisur drejt Hagës.

Ndryshe, që nga ajo ditë, krerët e UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në paraburgim.