13:50 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Publikohet një video tjetër tmerruese si edukatorja keqtrajton dyvjeçaren (Video)

Të gjithë prindërit kur i dërgojnë fëmijët në institucionet arsimore, shpresojnë që mësimdhënësit të kujdesen për të vegjlit e tyre, sikurse vet ata.

Nuk janë të pakta rastet kur kamerat e sigurisë në kopshte apo shkolla kapin momente rrëqethëse, transmeton Indeksonline.

Në këtë video shihet një edukatore me fëmijë të moshave 2-3 vjeçare, të cilët janë të mbledhur në një sallë.

Por, për një moment edukatorja nervozohet me një vajzë të vogël dhe fillon ta malltretojë atë, derisa fëmijët tjerë vetëm shikojnë duke mos mundur t’i ndihmojnë.

Ajo e shtyn vajzën e vogël, i heq karrigen në të cilën ajo donte të ulej, duke u rrëzuar në tokë etj. Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Kinë. /Indeksonline/