75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Publikohet orari i finales së madhe të ‘Eurovision’, Jonida Maliqi performon e dyta me radhë

Shqipëria arriti të ketë përfaqësim dinjetoz në natën e dytë gjysmëfinale në ‘Eurovision’ ku edhe u kualifikua për në natën finale.

Jonida Maliqi më këngën ‘Ktheju Tokës’ u vlerësua lart për performancën dhe vokalin, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tani faqja zyrtare e ‘Eurovision Song Contest’ ka publikuar orarin e natës finale.

Në mesin e 25 shteteve përfaqësuese që do të konkurojnën në natën finale, Shqipëria do të këndoj e dyta me radhë.

Pas performancës fantastike që dhurojnë Jonida në gjysmëfinale na mbete të shohim nesë do të jetë e tillë edhe në mbrëmjen finale duke i uruar fat dhe të vije me një rezultat sa më pozitiv./Indeksonline/