Publikohet orari i ndeshjeve të javës së tretë të Superligës, kampioni kundër nënkampionit
Superliga vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante.
Derbi i javës zhvillohet të dielën, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi. Duelet e edicionit të kaluar ishin të jashtëzakonshme, me gjashtë super finale të zhvilluara, që ngritën adrenalinën në maksimum. ‘Xehetarët’ fituan 4:2 serinë finale.
Të dy skuadrat marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup, duke e bërë këtë sfidë evropiane në “Minatori”. ‘Xehetarët’ kanë një fitore e një humbje, kurse Portokallezinjtë e nisën edicionin me dy fitore.
Java e tretë fillon me përballjen Bora – GO+ Peja. Prishtinasit kanë dy humbje në dy ndeshje, kurse pejanët dy fitore në dy ndeshje. Takimi zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës.
Rahoveci 029 debuton në shtëpi në elitën e basketbollit të shtunën, ku e pret Sigal Prishtinën, që ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara, kurse ‘Vreshtarët’ kanë një fitore e një humbje.
Të dielën përballën skuadrat që ende nuk dinë për fitore në këtë edicion Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë këtë edicion.
ProCredit Superliga – Java 3
E shtunë
16:00 Bora – GO+ Peja
19:00 Rahoveci 029 – Sigal Prishtina
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
19:00 Trepça – Bashkimi


