75 Mall Live Search
18:28 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Publikohet orari i ndeshjeve të Kupës së Botës

Para fillimit të shortit për Kupën e Botës 2026, është publikuar orari i zhvillimit të ndeshjeve.

Kampionati Botëror nis 11 qershor dhe mbyllet me 19 korrik, ku luhet finalja e madhe, shkruan IndeksOnline.

Faza e grupeve: 11-27 qershor

Raundi i 32-të: 28 qershor – 3 korrik

Raundi i 16-të: 4-7 korrik

Çerekfinalet: 9-11 korrik

Gjysmëfinalet: 14-15 korrik

Vendi i tretë (medalja e bronztë): 18 korrik

Finalja e madhe: 19 korrik.

Ky kompeticion për herë të parë zhvillohet në tre shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Aktualisht po zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit, ku edhe Kosova e Shqipëria do të mësojnë kundërshtarët në rast kualifikimi./IndeksOnline/