75 Mall Live Search
20:14 / E Diele, 12 Shtator 2021 / AR

Publikohet pjesa e parë e “Festa e beqarisë” nga Sevdai Radogoshi

Është publikuar në ‘Youtube’ pjesa e parë e komedisë më të re ‘Festa e Beqarisë’ nga Sevdai Radogoshi.

Sevdai apo ndryshe siç njihet me emrin artistik “Qumili” është mjaftë aktiv këtë vit duke argëtuar publikun shqiptar me rolet e tij, shkruan Indeksonline.

‘Qumili’ në këtë komedi luan rolin e një djali beqar të cilit nëna vazhdimisht i thotë të gjej një nuse.

Ai shfaqet teksa kryen punët e shtëpisë dhe hekuros rrobat e veta.

Për më shumë këtë mund ta ndiqni tani në kanalin ‘Youtube’./Indeksonline/