10:30 / E Martë, 16 Janar 2024 / AR

Publikohet portreti i ri i mbretit Charles

Buckingham Palace ka publikuar portretin e ri të mbretit Charles. 

Monarku britanik pozoi me uniformën e tij detare. Portreti do të varet në shkolla, bashki dhe sallat e gjyqit, transmeton Indeksonline.

Imazhi u shkrep nga Hugo Burnand në Kështjellën Windsor nëntorin e kaluar dhe u zgjodh personalisht nga Charles. Mbreti 75-vjeçar qëndron në Korridorin e Madh në Kështjellën Windsor dhe mban shpatën me dorën e majtë. 

Sipas mediave britanike, portreti kujton imazhe të ngjashme të Mbretit George VI dhe George V, të cilët gjithashtu kanë pozuar me uniformat e tyre detare./Indeksonline/