Publikohet portreti zyrtar i Melania Trumpit

Është publikuar portreti zyrtar i zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.
Fotoja është realizuar nga fotografja belge Regine Mahaux, e cili ka fotografuar familjen Trump për më shumë se 20 vjet, transmeton Indeksonline.
Fotoja është bërë, më 21 janar 2025. Regine bëri portretin zyrtar të Melania Trumpit edhe në vitin 2017. “Jam vërtet e nderuar që jam zgjedhur për të bërë sërish portretin. Si artiste, është një privilegj i madh të punosh me një grua kaq frymëzuese. Ajo është një perfeksioniste”, tha fotografja për BBC-i.
First Lady Melania Trump’s Official White House Portrait pic.twitter.com/pMdooFZW53
— First Lady Melania Trump (@FLOTUS) January 27, 2025
Gruaja e Donald Trumpit ka pozuar e mbështetur në një tavolinë në Shtëpinë e Bardhë. Për këtë rast ajo ka veshur një xhaketë Dolce & Gabbana, e cila mund të gjendet në dyqanet online për një çmim prej gati 3000 dollarësh (rreth 2870 euro).
Kujtojmë se Melania Trump ishte një nga temat kryesore të mediave botërore pas inaugurimit të Donald Trump, ku tërhoqi vëmendjen me kombinimet e saj të modës. Fillimisht, ajo kishte veshur një pallto blu të errët në ceremoninë e betimit. Çmimi i palltos, sipas faqes zyrtare të markës, është rreth 4186 euro. Melania e përfundoi edicionin me një kapele të mrekullueshme nga stilisti amerikan Eric Javits./Indeksonline/
