75 Mall Live Search
11:24 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Publikohet projekti ‘Instinktivisht’ nga Shpat Deda

Kantautori Shpat Deda e ka publikuar këngën dhe videoklipin e tij më të ri të titulluar “Instinktivisht”. Kjo këngë është singli më i ri i kantautorit dhe i paraprin publikimit të albumit me titull “Rrugës”, i cili pritet të publikohet javën që vjen. Ju rikujtojmë se albumi “Rrugës”, do të jetë albumi i tretë i kantautorit Shpat Deda, i cili përgjatë karrierës së tij mbi 10-vjeçare në muzikë i ka publikuar albumet “Molla e parë” dhe “Shkëndijë”.

Kënga “Instinktivisht” ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe incizimet live për të janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin. Në këtë proces ngushtë të involvuar ishin edhe Nesim Maxhuni me (tupana) daulle, Jeton Dolaku në rhodes dhe Armend Xhaferi në kitarë elektrike. Kënga është incizuar dhe miksuar në Studio C, në Prishtinë me audio dhe miks inxhinier Dritero Nikqin, ndërsa masterizimi i këngës është bërë nga inxhinieri i masterimit Cem Ozel në studion JM Mastering, në Berlin.

Videoklipi është punuar nga produksioni RAVENCITY PRODUCTION në Prishtinë. Regjisor i videos është Lulzim Luigj Bejta, drejtor i fotografisë është Rron Ismajli, montazhier Shpat Deda, ndërsa për veshjen është kujdesur disenjatorja e njohur prishtinase, Venera Mustafa.