75 Mall Live Search
12:36 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / MSH

Publikohet raporti 24 orësh për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë infektuar 10 qytetarë me COVID-19.

Ndërkohë janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër këtij virusi.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.

“Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 281 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240. Në total numri i rasteve aktive është 46”, thuhet në njoftim.

May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! Tẽ vaksinuar brenda 24 orève 70 REPUBLIKAEKOSOVES KOSOVES MINISTRIA SHENDETESISE Tẽ vaksinuar me nje doze 903.288 Doza tẻ administruara nẽ total 1.829 1.829.819 Tẽ vaksinuar me dy doza PERDITESIMIIFUNDIT PERDITÄŞIMI 11 QERSHOR, 2022 Testime brenda 24 oreve 823.408 Doza tẽ treta/perforcuese pérforcuese 281 102.957 Raste pozitive Vdekje 10 Pozitiviteti rasteve Tẽ sheruar 3.55% 15 Raste aktive 51'