75 Mall Live Search
19:35 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Publikohet raporti i arbitrit, ja pse e ndëshkoi Mesin dhe Medelin me karton të kuq

Ndeshja mes Argjentinës dhe Kilit, e cila përcaktonte vendin e tretë në Kupën e Amerikës, prodhoi shumë polemika.medel mesi

Kur ishte minuta e 37-të e ndeshjes, Gari Medel dhe Lionel Mesi u përfshinë në një zënkë, e cila rezultoi me nxjerrjen me karton të kuq të dy lojtarëve.

Ditën e sotme “TyC Sports” ka zbuluar përmbajtjen e raportit të arbitrit ku justifikon kartonin e kuq për të dy lojtarët.

Në rastin e Mesit: “Përdorimi i gjuhës fyese ose poshtëruese dhe gjesteve, duke u ballafaquar me kundërshtarin, kur topi nuk ishte në lojë. Duke bërë edhe një goditje të fortë ndaj kundërshtarit me shpatull.” I njëjtë është raporti edhe për mesfushorin e Kilit, Gari Medel.690

Kujtojmë se ky është ndëshkimi i dytë me karton të kuq për Mesin, në gjithë karrierën e tij. Argjentinasi u shpreh në fund të takimit, se nga një karton i verdhë për secilin ishte i mjaftueshëm në atë rast.