75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / LB

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

 1.807.516 doza të vaksinës.

 Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 1.595 testime, 101 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.265.

 Në total numri i rasteve aktive është 3.883.