75 Mall Live Search
14:59 / E Martë, 19 Prill 2022 / LB

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

19 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

 1.824.629 doza të vaksinës.

 Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

 Nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.