Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë infektuar 4 qytetarë me COVID-19.
Në të njëjtën kohë janë shëruar 7 pacientë, duke bërë që numri i rasteve aktive të jetë 312.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës. Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë” thuhet në njoftimin e Ministrisë.