12:07 / E Premte, 01 Korrik 2022 / k.v

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, COVID-19 po përhapet sërish në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë regjistruar 149 raste të reja me COVID-19.

Sipas raportit, janë shëruar 43 qytetarë ndërsa raste aktive janë 592.

Të vaksinuar janë 57 qytetarë ndërsa deri më tani dozën e tretë e kanë marrë 103.221 qytetarë.

MSh apelon te qytetarët që të vaksinohen sepse së fundi ka një rritje të rasteve me COVID-19./IndeksOnline/