11:56 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / k.v

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së/ Kjo është situata aktuale me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik rreth gjendjes me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ndërsa raste të reja të të infektuarve janë shënuar 1.197.

Gjithnjë sipas raportit, brenda ditës janë shëruar 1.030 qytetarë ndërsa raste aktive janë 8.004./IndeksOnline/