75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / LB

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, rriten pak rastet me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.

Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.424 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811.                        

Në total numri i rasteve aktive është 320