75 Mall Live Search
14:57 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / LB

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, të dhëna interesante

16 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.004 doza të vaksinës.

Deri më sot 775.162 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.895 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.933.                                   

Në total numri i rasteve aktive është 314.