75 Mall Live Search
15:01 / E Premte, 27 Maj 2022 / k.v

Publikohet raporti i fundit me të dhëna rreth situatës me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.862 doza të vaksinës.

 Deri më sot 822.985 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 Deri më sot janë dhënë 102.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

 Nga 392 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

 Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.080.

 Në total numri i rasteve aktive është 123.