Publikohet raporti i fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh me të dhëna sa i përket situatës me COVID-19 në territorin e Kosovës.
Sipas raportit, janë regjistruar tri raste të reja të infektimit me virus ndërkohë janë shëruar edhe 3 qytetarë.
Raste aktive janë 13 ndërsa të vaksinuar brenda ditës janë 13 qytetarë./IndeksOnline/
