18:36 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Publikohet ‘Raporti i Mueller’ që hedh dyshime mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e ShBA-ve

Raporti prej 400 faqesh i avokatit special, Robert Mueller është publikuar më në fund.

Ka kohë që Mueller kishte akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump për bashkëpunimin me Rusinë në zgjedhjet e fundit për president, transmeton Indeksonline.

Raporti i avokatit kishte kohë që ishte temë e mediave dhe ishte kërkuar që të publikohej sa më shpejtë.

Ky raport që është publikuar sot përfshin dhjetë episode ku hedh dyshime mbi përfshirjen e presidentit Trump në pengimin e mundshëm të drejtësisë.

Në raport flitet për bashkëpunimin e Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016-të.

Menjëherë pas publikimit, Donald Trump ka kërkuar që të shkarkohet Mueller.

Kurse demokratët në Kongres kanë kërkuar që Mueller të dëshmoj edhe para kongresit.

Nëse del që raporti është i vërtet atëherë presidenti Trump mund të shkarkohet./Indeksonline/