07:27 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Publikohet raporti për transparencë buxhetore të komunave

Instituti GAP sot organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”.

 Në këtë raport, Instituti GAP ka vlerësuar transparencën buxhetore të komunave për vitin 2018.  

“Bazuar në indeksin e GAP për transparencë buxhetore komunale kemi renditur komunat varësisht nga numri i dokumenteve buxhetore të publikuara dhe dëgjimeve buxhetore me qytetarë. Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se transparenca buxhetore e komunave në vitin 2018 ishte në një nivel më të lartë se në dy vitet e kaluara. Disa prej pyetjeve që do të adresohen në këtë konferencë janë: Cila është komuna me transparencën buxhetore me të lartë në 2018? Cilat komuna kanë bërë progresin më të madh në periudhën 2016-2018? Cila janë komunat që kanë bërë një hap pas sa i përket transparencës buxhetore?”, thuhet në komunikatën për media.

Ky raport do të prezantohet në zyret e Institutit GAP në ora 10:30./Indeksonline/