75 Mall Live Search
23:20 / E Premte, 07 Tetor 2022 / Gj. Sh

Publikohet renditja e re e UEFA-s për kampionate kombëtare, ngritet Superliga e Kosovës

UEFA ka publikuar renditjen e re për kampionatet evropiane të futbollit.

Në këtë renditje mësohen edhe se nga sa skuadra do të përfaqësojnë ligat në garat e UEFA-s, shkruan Indeksonline.

Në vendin e parë renditet kampionati i futbollit anglez, Premier Liga me 92,570 pikë, ku 7 skuadra do të marrin pjesë në garat evropiane.

Në pozitën e dytë qëndron La Liga Spanjolle me 7 skuadra që do të marrin pjesë në garat e UEFA-së.

Bundesliga gjermane ka pasur ngritje duke dal në vendin e tretë me 8 skuadra pjesëmarrëse ku ka kaluar Serie A të Italisë e cila ndodhet në pozitën e katërt me 7 skuadra pjesmarrëse në garat evropiane.

Në vendin e pestë renditet Lihue 1 e Francës me gjashtë skuadra pjesëmarrëse në garat evropiane.

Superliga e Kosovës është ngritur për gjashtë vende, duke u renditur në poziten e 33-të në ranglistën e re të UEFA-s, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar ka pasur ngritje edhe te pikët ku kishte 8.166 por pas paraqitjeve të mira këtë sezon nga Ballkani dhe skuadrat tjera, kampionati i Kosovës tani ka 10,541 pikë në renditjen e UEFA-s.

Kosova në edicionin e ardhshë do t’i ketë katër skuadra pjesëmarrëse në garat evropiane, derisa njëra do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe tre të tjera në ato të Ligës së Konferencës.

Në randitjen e re të UEFA-s, kampionati i Shqipërisë ndodhet në vendin e 49-të me 6250 pikë, kurse ai i Maqedonisë renditet i 52-ti me 5.500 pikë./IndeksOnline/