75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / AR

Publikohet traileri i filmit me protagonist Brad Pitt

“F1” është një ndër filmat më të përfolur të momentit, ku së fundmi është bërë e mundur publikimi i trailerit.

Videoja hapet me muzikën e këngës legjendare të Queen ‘We Will Rock You’ dhe në pamje mund të shikoni një montazh të shpejtë të pistave të motorsportit.

Ky është një prodhim i madh, me raporte se buxheti ka kaluar 300 milionë dollarë, i shkruar nga Ehren Kruger.

Brad Pitt luan një ish-pilot të F1 i cili kthehet në aksion për të ndihmuar një talent të ri, Joshua Pearce, t’i bashkohet ekipit APXGP.