14:22 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Publikohet traileri i parë i vazhdimit të serisë së famshme “Beverly Hills”

Seria e famshme e viteve të nëntëdhjeta ‘Beverly Hills’ do të filloj së shpejti me episode të reja, 19 vjet pas shfaqjes së episodit të fundit.

Tashmë është publikuar një trailer zyrtar promovues ku shfaq edhe aktivitete e personazheve kryesore të filmit.

Në video Brendoni zgjohet me tingujt e alarmit, Brenda mediton në oborrin e shtëpisë, Kelly rregullon flokët, Steve hyn në një makinë sportive, Donna përgatit mëngjesin, Davidi zgjedh një kravatë dhe Andrea nxiton për të punuar, ndërsa në vazhdimin  e serialit mungon personazhi Dylan i cili u luajt nga aktori Luc Perry.

Perry ndërroj jetën në mars të këtij viti duke lënë të shkuar familjarët, miqtë dhe adhuruesit e tij.

Ndryshe, ende nuk është dhënë një datë zyrtare për fillimin e episodeve të ri të ‘Beverly Hills’./Indeksonline/