15:54 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Publikohet traileri i pjesës së dytë të filmit “Jumanji”

Sony ka publikuar trailerin e fundit për ekspeditën e dytë të Dwayne Johnson.

“Welcome to the Jungle” që kishte një mjedis më modern, ku katër adoloshentë u bënë pjesë e një video loje tani në pjesën tjetër të këtij filmi ekipi i shokëve do të kthehen për ta shpëtuar njërin nga ta.

Dwayne ‘The Rock’ Johnson, Jack Black, Kevin Hart dhe Karen Gillan do të kthehen përkrah disa personazheve të rinj të luajtur nga Danny Glover, Awkwafina dhe Danny DeVito.

Filmi është vendosur të lansohet në kinema në Mbretërinë e Bashkuar në 13 dhjetor. /Indeksonline/