75 Mall Live Search
16:39 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Publikohet traileri i ri i “The Batman”

Më në fund është publikuar traileri i serisë së re të “The Batman”, ku në rolin kryesorë është aktori Robert Pattinson.

Edhe pse filmi do të transmetohet vitin tjetër, traileri u vodh dhe u publikua fshehurazi nga një person anonim dhe kjo detyroi produksioni ta publikojë trailerin zyrtarisht, transmeton Indeksonline.

Aktori është shprehur shumë i entuziazmuar për serinë e re, “Kam qenë fans i madh i këtij filmi, pandemia erdhi ne kohën kur filluam xhirimet në skenë dhe xhirimet mbeten përgjysmë” ka shtuar aktori.

 Aktorin Pattinson e kemi parë edhe më herët në seritë e filmit “The twilight”, ndaj dhe është shumë i dashur për publikun. /Indeksonline/