Publikohet video, Bellingham dhe Vini shkëmbyen fanellat pas ndeshjes… “Për kë është kjo?”

Kombëtarja e Brazilit mbrëmë shënoi një fitore minimale 1:0 ndaj Anglisë në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley”.
Pas ndeshjes, Jude Bellingham dhe Vinicius Juniors u takuan në tunel dhe shkëmbyen fanellat, shkruan Indeksonline
Lojtari brazilian i Real Madridit i mori me vete dy fanella, një për bashkëlojtarin e tij dhe një për Declan Rice.
“Për kë është kjo fanella?” – e pyet Bellingham bashkëlojtarin e tij te Real Madridi
“Për Rice, Rice…” – u përgjigj Vini.
Kujtojmë që golin e vetëm në ndeshjen e mbrëmshme e shënoi sulmuesi i talentuar, Endrick./Indeksonline/