75 Mall Live Search
23:38 / E Diele, 07 Korrik 2024 / G T

Publikohet video-ja, Neymari duke qarë në diskotekë pas eliminimit të Brazilit nga Copa America

Kombëtarja e Brazilit u eliminua nga Uruguai në çerekfinalen e Copa America.

Një video në rrjetet sociale është publikuar e cila po merr shumë reagime, shkruan Indeksonline

Është futbollisti i Al Hilalit, Neymar, i cili pas ndeshjes kishte shkuar në diskotekë.

Në video shihet se si Neymari nuk mund t’i ndalte lotët, derisa shokët e tij tentonin ta ngushëllonin.

Neymari nuk arriti t’ishte i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të lëndimit që e ka pësuar muaj më parë sa ishte te klubi nga Arabia Saudite./Indeksonline/