75 Mall Live Search
13:42 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / AR

Publikohet video/ Momenti kur reperi i famshëm bëhet “llom” nga një grup personash

Është publikuar një video kur shihet sesi disa persona që e rrahin reperin Tekash, teksa ai shihet duke ‘luftuar’ për të mbrojtur fytyrën.

Tekashi 6ix9ine u rrah nga një grup burrash në një palestër në Florida, pastaj ishte dërguar në spital, transmeton Indeksonline.

Avokati thotë se ai ishte në saunë në një LA Fitness kur krejt papritur u sulmua nga disa djem.

Stafi i palestrës dëgjoi zhurmën dhe njoftoi menjëherë një menaxher. Më pas në vendngjarje u thirrën policia dhe EMS dhe ai u transportua në spital me ambulancë.

TMZ ka siguruar një foto ku shihen plagët dhe ënjtja në fytyrë./Indeksonline/

tekashi 69