Publikohet videoja e bastisjes së shtëpisë së Michael Jackson, zbulohet koleksioni i tij i pornografisë
Një video e re është publikuar nga bastisja e nëntorit të vitit 2003 të shtëpisë së Michael Jackson nga 70 anëtarë të Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Santa Barbara dhe Departamentit të Sherifit që zbuluan koleksionin e tij të pornografisë dhe fotot që shfaqin djemtë e zhveshur.
Videoja tregon pothuajse të gjithë shtëpinë e Jackson-it, nga dhoma e arkadës deri në dhomën e tij të gjumit dhe manekinët e shumtë, përcjellë Indeksonline.
Shumë prej këtyre manikenëve ishin superheronjë si Superman dhe Lara Croft.
Kjo bastisje gjithashtu zbuloi për herë të parë sekretin e fshehtë të Mbretit të Popit. Kishte edhe makina garash, mallra Disney dhe një numër tronditës kukulla e fotografi të zhveshura./Indeksonline/





