Publikohet videoja e Mason Greenwoodit dhe Phil Fodenit, duke folur me vajza nga Islanda

Dje, nga Kombëtarja e Anglisë për ndeshjen me Danimarkën u përjashtuan Mason Greenwoodi dhe Phil Fodeni pasi kishin sjell disa vajza në hotel.
Ata sa ishin në Islandë, kishin folur me telefon me disa vajza dhe kishin arritur që në mënyrë të fshehtë t’i fusnin brenda në hotel, transmeton Indeksonline.
Mediat tashmë kanë publikuar një video ku shihet Masoni dhe Fodeni, duke folur me vajzat nga Islanda.
Një pjesë e bisedës:
Lojtari 1: Thuaja edhe njëherë. Çfarë po thoje?
Vajza 1: Cili është plani?
Lojtari 1: Cili është plani?
Lojtari 2: Varet se ç’kërkon.
Vajza 1: Ne mund të vijmë në hotel, por nuk e di se si mund të hyjmë?
Lojtari 1: Pse dëshiron të vish në hotel?
Lojtari 2: Çfarë po mendon?!
Vajza 1: Çfarë po mendon?
Dy futbollistët pritet të gjobiten nga Policia e Islandës për shkak se kanë shkelur rregullat e koronavirusit./Indeksonline/
A video has emerged of a Snapchat call between Phil Foden and Mason Greenwood talking to the girls in Iceland [@asammufc] pic.twitter.com/eg64kLCFj5
— The Man Utd Way (@TheManUtdWay) September 7, 2020