75 Mall Live Search
13:24 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / Gj. Sh

Publikohet videoja nga qendra tregtare ku mbeti i therrur ish-ylli i Arsenal

Futbolli italian u trondit nga një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur në një qëndër tregëtare, ku një person me probleme mendore sulmoi personat aty me një thikë.

Nga kjo ngjarje raportohet se një person ka mbetur i vdekur dhe janë plagosr pesë të tjerë, në mesin e të cilëve ishte edhe ish mbrojtësi i Arsenalit, i cil është i huazuar te Monza, Pablo Mari, shkruan IndeksOnline.

Andrea Tombolini është sulmuesi 46-vjeçar që nuk e kurseu askënd duke plagosur katër persona, derisa një arkatare e marketit fatkeqësisht mbeti e vdekur dhe nuk mundi t’i përballojë plagët e marra.

Tombolini u çarmatos nga ish-mbrojtësi i Serisë A, Massimo Tarantino, i cili gjithashtu ishte duke bërë pazar në Carrefour.

Tanimë mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet nga sulmi i tmerrshëm që ndodhi në qendrën tregtare “Milanofiori di Assago”./IndeksOnline/