20:52 / E Enjte, 31 Maj 2018

Publikohet videoja, Xhakën e lëndoi ylli kosovar (Video)

Granit Xhaka ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të majtë në stërvitjet e Kombëtares së Zvicrës.

Ylli i Arsenalit ka pësuar një lëndim të rëndë para fillimit të Kupës së Botës, dhe shkaktar ishte Valon Behrami, shkruan IndeksOnline.

Për momentin Xhaka gjendet në spitalin e Lluganos, kurse shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur.

Kujtojmë që Graniti rrezikon të paraqitet në Kampionatin Botëror që nis nga 14 qershori./IndeksOnline/