75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / S Z

Publikoi foto me armë në rrjetet sociale, arrestohet një i mitur nga Malisheva

 Një i mitur nga Llazica e Malishevës është arrestuar mbrëmë, pasi që  kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me një pistoletë në dorë.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

“Është arrestuar një i mitur për shkak se në rrjetet sociale kishte postuar një foto me një pistoletë në dorë. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/