Publikoi video duke gjuajtur me armë, të dyshuarit i konfiskohet një AK-47

Një person nga fshati Greme e Ferizajt gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video duke gjuajtur me armë.
Ndërsa, Policia e Kosovës i shkojnë në shtëpi dhe i konfiskon një AK-47, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton Indeksonline.
Ndwrkaq, lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve
03.02.2021,fshati Greme ,Ferizaj
Pas pranimit të informatave për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Greme kohë më parë ,ku në një video të xhiruar në telefon shihet personi duke gjuajtur me armë, hetuesit e Sektorit rajonal në Ferizaj kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit E.G. (m/Kosovar 19 vjeç) kanë gjetur dhe konfiskuar:
– Një armë AK-47 e kalibrit 7,62 mm
– Një karikator i zbrazët
-Një bajonetë
Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”./Indeksonline