75 Mall Live Search
10:57 / E Diele, 04 Janar 2026 / Gj Sh

Publikoi video duke shtënë me armë zjarri, identifikohet 29-vjeçari në Ferizaj

Më 1 janar 2026, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person kishte publikuar në rrjete sociale një videoinçizim, duke shtënë me armë zjarri,

Policia bën të ditur se pas një pune intensive në terren, është identifikuar i dyshuari I.H., 29-vjeçar, i cili më pas ka dorëzuar armën, me të cilën dyshohet se kishte shtënë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.