Publikoi videon duke kryer marrëdhënie seksuale, ish-lojtari i Tottenham kërkon falje publikisht
Ndonjëherë në futboll, vjen një histori që thjesht ju lë të habitur.
Por kur bëhet fjalë për dështimin e mediave sociale të Clinton N’Jie, ‘i habitur’ thjesht nuk është një përshkrues mjaft i fuqishëm.
Kjo pasi ish sulmuesi i Tottenham, i cili kohët e fundit siguroi një transferim në Dynamo Moskë, rastësisht transmetoi një video duke kryer marrëdhënie seksuale në mediat sociale.
Ish-sulmuesi i Tottenham Hotspur, Clinton N’Jie kërkoi falje pasi transmetoi drejtpërdrejt videon e tij seksuale në mediat sociale.
Videoja, natyrisht, është fshirë, por N’Jie është detyruar të kërkojë falje për veprimet e tij dhe justifikimi i tij është thjesht i shkëlqyeshëm.
“Më vjen keq, kisha pirë shumë alkool. Unë e festova kontratën time të re dhe desha t’i lexoj lajmet. E shtypa butonin e gabuar”, ka thënë N’Jie në një intervistë të dhënë për Orange.fr, përcjell Indeksonline.
Sulmuesi kamerunian kaloi dy vjet në Spurs midis 2015 dhe 2017, duke bërë vetëm tetë paraqitje në Premier League pa shënuar asnjë gol.
Kalimi i tij në Marsejë në 2017 nuk ndihmoi për të kthyer fatin e tij, duke shënuar vetëm tre herë në 2018/19./Indeksonline/