75 Mall Live Search
23:23 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Publikojnë lajmin e rremë për një aksident, reagon moderatorja shqiptare

Mediat online në Shqipëri raportojnë se një 64-vjeçare është aksidentuar sot nga një makinë që mendohet të jetë e Ilda Bejlerit. E njejta makinë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

‘Enriketa Gjuzi është plagosur rëndë dhe gjendet në reanimacion pranë spitalit të Traumës. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel. Dëshmitarët pohojnë që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes. Dhjetëra automjete kanë ndaluar pas saj duke ndihmuar zonjën e aksidentuar rëndë.’ – shkruan portali në fjalë.

E nuk ka vonuar edhe përgjigja e prezantueses bukuroshe. Ajo përmes Instagramit ka mohuar të ketë aksidentuar dikë, por nuk është lëshuar në detaje nëse dikush tjetër mund të ketë qenë duke vozitur veturën e saj.

‘Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë. Si mund të shpifin për njerëzit kështu?’ – ka deklaruar Bejleri.