75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 15 Prill 2022 / MSH

Publikon bashkëpunimin me Romeon e Elgitin, Donaldi ia dedikon këngën Borës?

Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri me titull “Picasso”.

Edhe këtë herë, treshja kanë tërhequr vëmendje përmes tekstit, veçanërisht me pjesën e Donaldit.

Kjo pasi duket mjaft qartë që është një dedikim për Bora Zemanin, me të cilën po dëshiron që të ribashkohet.

“Ma tha truni për me të puth, ma tha truni për me të hup, ma tha truni për me të lut, ma tha truni për me vujt”, thotë aktori.

Kujtojmë që së fundmi, Donaldi ka sqaruar se i ka dhënë fund lidhjes me Beatrixën, duke e konsideruar si diçka të mbyllur. Ndërkohë po pret që bora të shkrijë dhe të rikthehen bashkë.