75 Mall Live Search
13:43 / E Martë, 12 Mars 2024 / Z S

Publikon pamje nga operacioni i përbashkët i Forcave Speciale të Shqipërisë me ato amerikane

Forcat Speciale të Shqipërisë dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë realizuar një operacion së bashku.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Peleshi ka thënë se kjo eksperiencë shërbeu për t’i përmirësuar ndjeshëm aftësitë operacionale të Forcës.

‘’Stërvitja trajnuese #JCET24 tregoi një nivel të lartë bashkëpunimi dhe efikasiteti mes Forcave tona Speciale dhe atyre amerikane. Kjo eksperiencë shërbeu për t’i përmirësuar ndjeshëm aftësitë tona operacionale, duke nxitur një përkushtim të ndërsjellë drejt rritjes së kapacitetit tonë të përgjithshëm’’, ka bërë të ditur Ministri i Mbrotjes.

Ai u shpreh mirënjohës  ndaj Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e vazhdueshme./Indeksonline/