Publiku ka vendosur, kush është banori më i parapëlqyer deri në këtë pikë të lojës në “BBVA”
Mateo është zgjedhur nga publiku si banori më i parapëlqyer deri në këtë pikë të lojës.
“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur. I falënderoj jashtë mase. Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh Mateo.
Mateo, si i parapëlqyeri i publikut, bëri një zgjedhje që kishte lidhje me nominimet.
Ai duhet të zgjidhte 5 banorë, që do fitonin imunitet dhe ai vendosi: Gimbo, Shëndriti, Kristi, Greta, dhe Brikena.
Ndërkohë në televotim nga një nominim ballë për ballë shkuan, Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela.

