75 Mall Live Search
19:21 / E Diele, 26 Prill 2026 / AR

Publiku “nxehet” nga fotot e fundit të Bebe Rexhës

Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet me një veshje të guximshme.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe energjinë në skenë, ka ndarë një set fotografish që menjëherë janë bërë virale, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat anembanë botës, shkruan Indeksonline.

Në imazhe, Bebe Rexha shfaqet me një kombinim tërheqës, duke reflektuar stilin e saj karakteristik që shpesh herë bie në sy në evente dhe paraqitje publike.

Ndjekësit e saj nuk kanë kursyer komentet pozitive, duke e komplimentuar për guximin dhe origjinalitetin në stil.

Postimi i saj ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, duke e bërë edhe një herë Bebe Rexhën një nga emrat më të komentuar të momentit në industrinë muzikore dhe showbiz-in ndërkombëtar./Indeksonline/