Publiku vendosi, ja cilët janë dy banorët që sigurojnë qendrimin në shtëpinë e BBV

Publiku ka pasur një javë kohë në dispozicion për të votuar banorët e tyre të preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Banorët më të votuar do mund të shpëtonin automatikisht nga mundësia për tu eleminuar nga shtëpia e ‘’Big Brother Vip”.

Pasi televotimi përfundoi zyrtarisht, Arbana Osmani deklaroi dy konkurentët të cilët kanë fituar imunitetin për javën në vijim.

Sipas preferencës së publikut ata janë Paloma dhe Graniti të cilët kanë shprehur menjëherë gëzimin pas njoftimit të këtij fakti.
