75 Mall Live Search
23:35 / E Premte, 10 Maj 2024 / FR

Publiku vendosi! Valeri kthehet përsëri në “Ferma VIP”

Valer Kolnikaj i është bashkuar sërish fermës, pas një jave që qëndroi në ishull i monitoruar me kamerat.

Me anë të televotimit dhe votave të publikut ai u rikthye në “Ferma VIP”.

Fermerët janë habitur kur e panë që Valeri ndodhej në ambientet e fermës. Elsa u gëzua shumë dhe shkoi përqafoi fermerin e ndërsa Valeri ka takuar vetëm disa prej fermerëve.

Disa fermerë nuk e pritën mirë Valerin në “Ferma VIP”.

“Nuk po kuptoj thelbin. Çfarë do një i eliminuar në Arenë”, tha Flori.