75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Puçrat në fytyrë, disa ide si t’i zhdukim ato

Gjatë adoleshencës na shfaqen puçrat në fytyrë dhe ndonëse përdorim medikamente të ndryshme, është e vështirë ti largojmë në kohë reale. Për ti eleminuar ato, mjafton të përdorni një maskë, e cila në bazë të dy produkteve të cilat janë kosi dhe limoni, japin një rezultat të shkëlqyer.

Puçrat e rinisë paraqesin një sëmundje kronike shumë të shpeshtë. Masken në fjalë mund ta krijojmë në shtëpi, në një kohë fare të shkurtër. Përbërësit për realizimin e kësaj maske natyrale të cilët limoni dhe kosi, kanë veçori të veçanta dhe në të njëjtën kohë ushqyese.

Në një enë hidhni kosin dhe shtrydhni gjysmën e limonit. Përzijeni mirë për disa minuta. Më pas aplikoni produktin e përftuar në fytyrë. Mbajeni në qetësi për rreth 20 minuta, më pas mund ta shpërlani fytyrën me ujë të vakët.

Fshijeni fytyrën me peshqir dhe më pas aplikoni një krem hidratues, specifik për fytyrën tuaj. Aknet dhe pikat e zeza do të zhduken, sapo ju të keni aplikuar këtë maskë, për të paktën dy herë në javë.