75 Mall Live Search
16:13 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Pulis u largua nga WBA-ja, por mbetët në Premierligë?

Tony Pulis i dha fund aventurës së tij te skuadra e West Bromit, pas humbjes nga Chelsea në Premierligë.

Pulis është një menaxher i njohur për futbollin anglez, dhe sigurisht se çdo skuadër dëshiron ta ketë atë në pankinë.

Edhe pse i dha fund me WBA-n, Pulis mund të mbetët në Premier dhe të bëhet trajner i skuadrës së Evertonit.

Kështu thonë mediat në Britani, pasi klubi nga “Godison Park” është pa trajner që prej largimit të Ronald Koemanit./IndeksOnline/