75 Mall Live Search
11:39 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Pulisic: Qëllimi i SHBA-së është të luftojë për të fituar Kupën e Botës

Një nga kombëtarër pjesmarrëse në Kampionatin Botëror është edhe SHBA-ja.

Mesfushori i Chelseas, Christian Pulisic, ka thënë se qëllimi i SHBA-së është të luftojë për të fituar Kupën e Botës.

Këtë deklaratë 24-vjeçari e ka dhënë për faqen zyrtare të FIFA-s, transmeton IndeksOnline.

”Synimet e ekipit janë të shkojë dhe të konkurrojë me ekipet më të mira në botë dhe të luftojë për të fituar turneun. Sigurisht që nuk do të jetë kurrë e lehtë, por mendoj se nëse luajmë ashtu siç e dimë se jemi të aftë, dhe me shumë besim dhe luftim te ne, sapo të arrini në ato faza eliminatore çdo gjë mund të ndodhë. Ne do të luftojmë vërtet. Ne duam të jemi një pjesë e madhe e këtij Botërori.

Mendoj se është pozitive. Kemi shumë lojtarë të uritur që me të vërtetë duan vetëm të shtyjnë dhe të përmirësohen. Shumica prej nesh jemi rritur bashkë dhe kemi luajtur në ekipet kombëtare të të rinjve. Ne e njohim njëri-tjetrin mirë. Mendoj se është një ekuilibër shumë i mirë.”, ka deklaruar Pulisic./IndeksOnline/