Pulisiç tregon çfarë i thanë bashkëlojtarët Abrahamit
Mesfushori i Chelseas, Christian Pulisiç, ka thënë se të gjithë bashkëlojtarët e kanë mbrojtur sulmuesin, Tammy Abraham.
21-vjeçari dështoi nga penalltia, gjë që bëri që Liverpooli të fitojë Superkupën e Evropës.
Amerikani tha se me kalimin e kohës ai do të ndjehet më mirë, transmeton Indeksonline.
“I thamë, janë penallti, dikush do të humbas gjuajtjen. Do t’i kaloj me kohën. Penalltitë janë gjithmonë të vështira. Do t’ia dalë të vazhdojë përpara, ndeshjen tjetër do të shënojë gol dhe gjithçka do të harrohet. Jemi këtu për të”, deklaroi ai.
I pyetur si ndihet për lojën e tij, tha se ndihet shkëlqyeshëm.
“Ndihem shkëlqyeshëm. Është lehtë të luash me këta lojtarë. Do të bëjë me të mirën time. Dua t’iu ndihmoj në çdo lloj mënyre”, shtoi ai./Indeksonline/